Miresevini ne Demaj Stone

Firma Demaj sh.p.k e krijuar në vitin 1994, nga subjektet e para në përpunimin e mermerit, granitit, onyxit, kuarcit, punimit të gurit dhe mozaikëve të ndryshëm ju ofron shërbime me kualitet të lartë dhe çmime konkuruese.

Në firmën tonë do të gjeni punime si: banak kuzhine dhe tualeti, lavamane të ndryshe mermeri, oxhaqe moderne dhe klasike, punime shkallësh, bazamake dritaresh, veshje dyersh, kollona mermeri, kapitele, tavolina, statuja, relieve, arredime të jashtme dhe punime artistike të ndryshme.

Specialistët tanë kanë një eksperiencë të gjatë dhe janë trajnuar më së miri për të kryer me cilësi të lartë porosinë tuaj. Nëse ju nevojitet shërbimi ynë, ju lutemi të vizitoni zyrat, ekspozitën dhe fabrikën tonë.

Stafi ynë ofron një shërbim të përkushtuar dhe të orientuar drejt klientit, duke ndihmuar në zgjedhjen e materialeve më të përshtatshme për çdo projekt.
× Si mund t'iu ndihmojme?